Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorit pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga 5 anëtarë, me shumicë votash e kanë shkarkuar Villma Ruskoskën nga funksioni i prokurores.
“Për një ish-prokurore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të nenit 91 paragrafi 6 nga Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që të dorëzojë propozim për shkarkimin e saj nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.