Villarreal shtang Real Madrid

“Galaktikët” mundën në stadiumin “Bernabeu” 2-3, humbja e dytë në la liga në 3 sfidat e fundit

Shpresat e zbehta për titullin kampion të Real Madridit në La Liga, u shuan edhe më shumë nga humbja e rëndë me rezultatin 2-3, që pësoi në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Vijarealit.

Miqtë nuk u dorëzuan, por me këmbënguljen e tyre gjetën golin e barazimit në të 70 me Morales.  10 minuta më pas, Çukueze befasoi vendasit dhe shënoi golin e fitores për Vijareal.

Me vetëm 10 ndeshje të mbetura në La Liga, Realit do t’i duhet të jetë perfekt dhe të shpresojë në dështimin e Barcelonës për titullin. Katalanasit janë 12 pikë përpara dhe kanë një ndeshje më pak, ndërsa presin Gironën të hënën.

Fitorja e çon Villarrealin në vend të pestë në tabelë, katër pikë larg vendit të katërt.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share