Anëtari në Ligën e dytë republikane të futbollit vendor klubi i futbollit Arsimi, nga Çegrani pjesën e parë të kampionatit 2023/2024 e përfundoi në pozitën e katër pasi nga 15 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 7 fitore 2 barazime dhe 6 humbje me gol-averazh 27-15 duke grumbulluar 23 pikë, që paraqet një befasi në aspektin pozitiv.
“Përgatitjet i filluam më 10 janar, të gjitha fazat përgatitore do të zhvillohen në terrenet vendore dhe janë planifikuar edhe 5 ndeshje kontrolluese, varësisht nga kushte atmosferike që në mënyrë konstante të përgatitim ekipin që do të jetë në krye të detyrës për ndeshjet e sezonit pranveror. tha trajneri Vildan Saliju dhe shtoi “Poashtu në ekip kemi edhe afrime siç është rasti me sulmuesin anësor Albin Ramadanin nga Voska Sport dhe portieri Arsim Sulejmani, ndërsa ditëve në vijim do të zyrtarizohen dhe dy-tre përforcime shumë cilësore” tha ai.
Saliu gjithashtu theksoi se është tepër i kënaqur me punë e fazës së parë, me disiplinën dhe angazhimin e të gjithë o lojtarëve që dëshmon qartë se ekipi nga Çegrani në pjesë pranverore të kampionatit do të jetë konkurruese për kreun e tabelës. Në ndeshjen e javës së 16-të, Arsimi është nikoqire e ekipit të Novacit, më 18 shkurt kur edhe starton pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e dytë.