Viktimat në Gaza/ Sulmohet me predha selia e Kryqit të Kuq

VIKTIMAT NË GAZA

22 persona humbën jetën ndërsa 45 të tjerë u plagosën pasi predhat goditën një hapësirë pranë zyrave të Kryqit të Kuq në Gaza.Tel Avivi thotë se nuk ka asnjë fakt që provon se autor I këtij sulmi janë forcat izraelite.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Zyra ishte e rrethuar nga qindra palestinezë të zhvendosur që jetojnë në tenda.

Dëshmitarët okularë thanë për Associated Press se disa njerëz humbën jetën ndërsa shkuan për të ndihmuar të tjerët që I kapi paniku për shkak të bombardimeve të para.

Kampi I refugjatëve në qytetin palestinez Maëasi ishte caktuar si një “zonë e sigurt” humanitare nga Izraeli dhe mijëra njerëz kishin ikur atje pas sulmeve të Tel Avivit në qytetin jugor të Rafahut.

Per ngjarjen reagoi një zëdhënës ushtarak i izraelit, I cili tha se nuk ka asnjë fakt që provon se autorë të këtyre sulmeve pranë zyrave të Kryqit të Kuq janë forcat izraelite.

Zyra e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza i ka bërë vazhdimisht thirrje Izraelit dhe Hamasit që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojnë civilët që gjenden në mes të luftës./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share