Vijon i nxehti në Spanjë e Portugali

Edhe pse temperaturat kanë rënë në disa vlera të vogla, prania e madhe e lagështirës po krijon një nxehtësi të madhe

Spanja kontinentale dhe Portugalia kanë thyer rekordet e temperaturës për muajin Prill.

Temperaturat mbi 39 gradë Celsius goditën disa qytete në jug të Spanjës me Kordobën, e cila u prek rëndë edhe nga thatësira.

Megjithatë vlerat termike janë ulur ndjeshëm, por njerëzit sërish janë dyndur plazheve. Malaga, në zonën turistike Costa del Sol, temperatura arriti në 32.4 C, por sipas meterologëve për shkak të lagëshitës nxehtësia ende është e madhe.

“Moti është i mrekullueshëm, i mahnitshëm, ndonjëherë është me re, pastaj me diell edhe pse temperatura është e lartë”, thotë një turist.

Pamjet me dron tregojnë ndikimin që thatësira e madhe po ka në shumë rezervuarë uji në të gjithë Spanjën. Rezervuari Santa Ponc, në provincën katalanase të Lleida, aktualisht është në 33 për qind të kapacitetit të tij.

Gadishulli Iberik po vuan një thatësirë ​​të gjatë, me një rënie prej gati 25 për qind të reshjeve që nga Tetori, krahasuar me një vit më parë. Kjo ka kontribuar në zjarret më herët se zakonisht, duke nxitur frikën e një përsëritjeje të valës ekstreme të zjarreve të verës së kaluar, e cila i atribuohej gjerësisht ndryshimeve klimatike.

Edhe në Portugali, temperaturat kanë rëndë ndjeshëm, por nxehtësia është e lartë për shkak lagështirës. Temperaturat e larta në fillim të javës thyen rekordin e vitit 1945. Ndërkaq vapa përvëluese vijon në disa qytete të tjera portugeze.

Qeveria spanjolle ka nisur gjithashtu edhe fushatën e saj të monitorimit të zjarreve në pyje, një muaj e gjysmë më herët se zakonisht për shkak të temperaturave përvëluese. Kjo do të përfshijë shtimin e përforcimeve në ekipet lokale të zjarrfikësve dhe monitorimin e vazhdueshëm të zjarreve në të gjithë vendin.

Flakët kanë shkatërruar rreth 54 000 hektarë tokë deri më tani këtë vit në Spanjë, krahasuar me të njëjtën kohë në vitin 2022, sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit në Pyll. Vitin e kaluar, Spanja përjetoi vitin e saj më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve, me shifrat e OKB-së që sugjerojnë se gati 75 për qind e tokës së saj është e ndjeshme ndaj shkretëtirëzimit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share