Operacioni nisi që dje, mbërrijnë edhe pjesëtarë të FSK-së
Njëri udhëtar është shpëtuar dhe është dërguar në Spitalin “8 Shtatori”, kurse për tre të tjerë vijojnë kërkimet në ujrat e lumit Lepenc, pasi dje pasdite një automjet BMV me targa të Kosovës përfundoi në këtë lum, njofton KlanM.
Në këtë incident ka marrë pjesë edhe një automjet me targa të Shkupit.
64 vjeçari nga Shkupi është arrestuar nga policia. I arrestuari, sic njofton KlanM, dyshohet si pjesëmarrës në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit.
Ai do të mbahet derisa të përfundojnë hetimet për të zbardhur arsyet e plota të aksidentit.
“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volksëagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMË’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMË, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volksëagen Touran’ B.B privohet nga liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.
Kërkimet kanë nisur që pasditen e së shtunës. Përvec ekipeve të shpëtimit nga vendi kanë ardhë edhe pjesëtarë të FSK-së. Nuk kanë munguar as edhe vullnetarët.
Është prononcuar edhe Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila ka njoftuar se vazhdojnë kërkimet për tre anëtarë e familjes.
“Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës. Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi”, thanë nga MPJ e Kosovës.
I riu i shpëtuar dhe tre personat për të cilët vijon kërkimi janë të familjes Pacolli nga Kosova.
Është prononcuar edhe Biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli. Ai, përmes një postimi në Facebook, ende pa përfunduar operacioni i kërkimit për tre të zhdukurit, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke i shpallur ata “të vdekur”.
“E përjetoj me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroj shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje”, ka shkrur Pacolli.
Operacioni i kërkimit, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, po zhvilohet në kushte jashtëzakonisht të vështira për shkak se, sic percjell KlanM, lumi Lepenc është I thellë, I shpejtë dhe me vete merr bart gjëra që paraqesin rrezik për zhytësit./KlanMacedonia