MPB – PTHP: Vanja është rrëmbyer për para – Pançe është i vrarë për një borxh!

ZBARDHET VRASJA E 14-VJEÇARES VANJA STOJÇEVSKA

14-vjeçarja është grabitur para hyrjes së ndërtesës ku ka jetuar. Rrëmbyesit ia kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë mbuluar me thes gjumi dhe e kanë vendosur në bagazhin e makinës “Citroen”. Para makinës ka patur një automjet tjetër “Reno Kango”.

Viktima është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, afër fshatit Brazdë – Çuçer Sandevë, ku është kryer vrasja, e më pas është djegur makina me të cilën është rrëmbyer.

14-vjeçarja është vrarë në përpjekjet për të zhvatur para nga e ëma e saj. Merret vesh se e ëma kishte shitur një banesë.

“Lidhur me dy rastet, të dyshuar janë 5 persona, prej të cilëve për tre është caktuar masa e paraburgimit, njëri është jashtë vendit, kurse personi i pestë (babai i të miturës) është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje. Motivi është për “përfitim material”, ku njëri nga të implikuarit, në marrëveshje me një anëtar të familjes e kanë organizuar kryerjen e veprës penale, që të zhvatin para nga e ëma e të miturës”   – tha Oliver Spasovski.

Por, në press-konferencën e sotme u hodh dritë tjetër lidhur me dy rastet. Prokurori Gavril Bubevski vlerësoi se dy rastet lidhen njëra me tjetrën.

“Pançe Zhezhovski ka qenë I rrëmbyer më 24 nëntor, për shkak të pretendimeve për një borxh prej 500 eurove ndaj të dyshuarit kryesor, por prapavija ka qenë që t`i merret makina, me të cilën disa ditë më vonë është rrëmbyer 14-vjecarja. Kontrollohen informacionet nëse është e vërtetë se babai I të miturës, organizatorëve ua ka siguruar informacionin për lëvizjet e Vanjës” – tha Gavrill Bubevski.

Dy orë e gjysmë pas rrëmbimit të 14-vjecares, organizatorët I kap paniku, pasi I gjithë opinioni alarmohet dhe nisin kërkimet, pas cka vendoset që vajza të likuidohet. Të arrestuarit gjatë seancës dëgjimore kanë thënë se është vrarë me revole rreth orës 10.00 ditën e rrëmbimit – më 27 nëntor.

Kryerësi I veprës, sipas policisë, është në arrati. Gjurmët I humben në Bullgari. Ai nga vendi është larguar më 30 nëntor. Avokati I tij e ka dërguar në Beograd, për kontrolle mjekësore, duke mohuar se ka pasur njohuri për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjet.

“Do të bëjmë gjithçka, unë dhe MPB-ja, ky monstër që jemi duke e ndjekur, sa më parë, sapo të hyjë në tokën tonë, të del para drejtësisë” – deklaroi Spasovski.

Grupi I organizuar ka kryer dy vepra penale – rrëmbim dhe dy vrasje. Paralajmërohet se do të ndiqen për vepra penale për të cilat parashihen dënime maksimale me burg në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share