MPB THOTË SE ËSHTË ANGAZHUAR ME TË GJITHA KAPACITETET
Tashmë dy ditë vazhdojnë kërkimet për 14-vjecaren e zhdukur, që gjatë së hënë I humben gjurmët rrugës për të shkuar në shkollë.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se janë kyçur me të gjitha kapacitetet.
Kontrollohet kompjuteri isaj, profilet nëpër rrjetet sociale, janë kryer biseda me të afërm të saj.
Prindërit e 14-vjeçares kërkojnë ndihmë nga opinion për cdo informatë të dobishme. MPB-ja bën thirrje që të mos përhapen dezinformata.
“Hetimet vazhdojnë edhe sot. Ndërmerren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares V.GJ, pasi dje Z.GJ nga Shkupi ka denoncuar se dyshon që vajza e saj është zhdukur. Pas denoncimit janë kyçur të gjitha kapacitetet e SPB-Shkup në të gjitha nivelet” – thonë nga MPB.
Zhdukja e 14-vjecares ka ndezur alarmin në Ambasadën e Parë të Fëmijëve “Megjashi”. Thonë se nevojitet një aksion I koordinuar.
“Kur bëhet fjalë për persona të zhdukur, urgjentisht duhet të kontaktohen të gjitha ata që kanë njohuri për vendqëndrimet e tyre dhje lëvizjen, policia të ndërmerr aksione intensive, të vendoset një sistem për paralajmërim të hershëm. Nëse nuk ka rezultate nga një aksion i këtillë i koordinuar urgjentisht të kyçen INTERPOL-i dhe EUROPOL-i, për shkak se nuk duhet të përjashtohet mundësia për tregti me fëmijë!” – thonë nga Megjashi.
14-vjecarja u zhduk dje në ora 07:20 të mëngjesit rrugës për në shkollë. Herën e fundit është parë afër një lokali në Shkup, prej ku edhe i humben gjurmët. /KlanMacedonia/