Vihet nën kontroll zjarri në Kisella Vodë të Shkupit, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Paraditën e sotme shpërtheu  zjarr në afërsi të Kombinatit të Duhanit përballë Drejtorisë së të Ardhurave Publik.

Nga pamjet shifen se janë djegur barakat e vjetra të braktisura.
Në shuarjen e zjarrit Njësiti i Zjarrfikësve ka intervenuar me 5-6 makina dhe dhjetëra zjarrfikës të cilët kanë penguar edhe përhapjen e zjarrit në objektet tjera përreth.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share