Persona të panjohur kanë vjedhur xhaminë në fshatin Koretin të Kamenicës.
Këtë vjedhje e njoftoi përgjegjësi i xhamisë pranë organeve kompetente,
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, vjedhësit kanë arritur të marrin kasafortën dhe DVR-në e kamerave.
“Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave. Rasti nën hetime”, thuhet ndër tjerash në raport. /lajmi.net