Videoja e ëmbël e Ledri Vulës dhe Poem na tregon që e vogla qenka ‘goca e babit!’

Xheraldina, nëna e reperit nga Kosova Ledri Vula poston shpesh video të mbesës së saj, Poem Blu duke ndarë disa momente shumë të ëmbla. Edhe këtë herë, gjyshe Xheri ka postuar një video të  Ledrit me Poem duke na treguar pak nga marrëdhënia e tyre.

E ulur në prehrin e të atit, Poi mban në duar dy lodra pelushi, një njëbrirësh dhe një majmun. Kur reperi e pyet cilën pëlqen më shumë, Poi fillimisht  përgjigjet “majmuni”, më pas ndërron mendje, përqafon njëbrirëshin dhe thotë “e Poit”. Duke treguar me gisht majmunin, “ajo është e babit” thotë Poi duke shkaktuar të qeshura në shtëpi.

Jo vetëm kaq, por Poi duket se është tamam ‘goca e babit’. Ndërsa Ledri i tregon lodrat e reja, entuziazmi i vogëlushes është i papërmbajtshëm që ngre duart lart dhe thërret “makina!” Poi nis t’i numërojë dhe të tregojë edhe ngjyrat e tyre, “e kuqe, e blu”.

Poem është tani në një nga periudhat më të bukura të fëmijërisë dhe duket se as ndjekësit nuk ngopen me ëmbëlsinë e saj. Videoja e postuar para pak orësh ka marrë mbi 45 mijë klikime deri më tani./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share