Të paktën tre protestues janë lënduar pas ndërhyrjes së forcave policore tek hyrja e Higjienës Komunale në Shkup ku dhjetëra punonjës protestojnë kundër drejtoreshës dhe largimit të disa kolegëve të tyre prej pune, informon KlanM.
Sipas informatave të fundit nga protestuesit, persona nga jashtë ndërmarrjes, që nuk punojnë për Higjienën Komunale i kanë marrë kamionët nga parkingu i ndërmarrjes me ndihmën e policisë. Sipas raportimeve, 4 protestues janë arrestuar nga policia.
Pak më herët edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit iu drejtua opinionit. Sipas saj, problemi me mbeturinat e pa grumbulluara ka filluar të zgjidhet, ndërsa akuzoi direkt kreu e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, si krijues i problemeve./KlanMacedonia