Shkup: I nxehti afrikan – vetëm turistët sfidojnë vapën

VENDI NË FAZËN “PORTOKALLI” – TEMPERATURA MBI 40 GRADË

Mesditë është në Shkup. Temperaturat shkojnë në 37 gradë Celsius. Vendi vazhdon të jetë nën ndikimin e të nxehtit afrikan.

Fontana në shesh duket se është vendi më I frekuentuar për t`u freskuar për ata pak qytetarë që kanë vendosur të jenë në këtë vend gjatë kësaj vape.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Derisa mungojnë qytetarët e vendit, kjo nuk mund të thuhet edhe për turistët e huaj, që mbase sfidojnë të nxehtin për të vizituar Shkupin.

“Në këto temperatura të nxehta, mundohemi të kalojmë pak kohë në hije, në ujë, me kafe dhe akullore. Jam nga Mali i Zi, kemi ardhur për të vizituar Shkupin për herë të parë, deklaroi një turistë.

Ne erdhem për pushime nga Holanda, moti atje është ndryshe, është më shumë me shi, këtu është më nxehtë, por Shkupi është një qytet i bukur dhe ia vlen të vizitohet.

Ne jemi nga Turqia, kemi qenë edhe në Greqi, moti dhe tradita është e ngjashme me tonën kështu që ia vlen të vizitoni Shkupin, deklaruan për tv KlanM turistë nga Turqia.

Jemi nga Meksika, në jemi pjesë e një festivali dhe kjo është arsyeja përse jemi këtu në Shkup, temperaturat këtu janë shumë më të larta se në vendin tonë, por do të qendrojmë vetem 5 ditë këtu, deklaruan turistë nga Meksika për tv KlanM.

Maqedonia e Veriut dhe I gjithë kontinenti evropian janë përfshirë nga vala e të nxehtit ku temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Në gjithë vendin është aktivizuar faza “portokalli” I rrezikut nga temperaturat e larta.

Qeveria, në bazë të Informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe pas 24 Korrikut, në seancën e fundit, deri më 27 Korrik, ka liruar nga obligimet e punës kategori të vecanta të qytetarëve. Rekomandimi ka të bëjë për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share