(Video) QMSH shpëton dy turiste polake

Qendra për Menaxhim me Kriza me sukses ka realizuar një aksion për të shpëtuar dy turiste nga Polonia që ishin bllokuar nëpër shkëmbinj gjatë vizitës së një kompleksi të manastirëve. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Prilepit dhe Manastirit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.00, kur dy turistet polake që ishin ndarë nga grupi, kishin thirrur numrin e urgjencës së QMSH – 112, pasi kishin rënë në një shkëmb mbi një humnerë.

Në terren, përvec vullnetarëve, kanë dalë edhe ekipe të Zjarrfikësve të Prilepit kurse I gjithë aksioni ka përfunduar me sukses dhe dy turistet polake nuk kanë marrë lëndime serioze./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share