Video: Në kërkim të luaneshës, Berlini “pushtohet” nga policët

Dhjetëra policë janë vënë në kërkim të një luaneshe në periferi të Berlinit jugperëndimor. CNN shkruan se dyshohet që luanesha është arratisur dhe ajo përbën një rrezik të madh për banorët e zonës. Policia ka urdhëruar që banorët e Kleinmachnow, Stahnsdorf dhe Teltow të qëndrojnë në shtëpi.

Çerdhet janë të hapura, por fëmijët nuk janë lejuar të luajnë jashtë. Autoritetet po përdorin helikopterë, drone dhe kamera termike për të gjurmuar luaneshën, për të cilën policia dyshon se është në pyllin e zonës. Ishin dy gjuetarë ata të cilët dhanë alarmin për luaneshën.

Ata kanë arritur ta filmojnë kafshën e egër dhe pavarësisht se pamjet nuk janë shumë të qarta, oficerët besojnë se kemi të bëjmë me një luaneshë. Mesditën e sotme, policia doli në konferencë për shtyp dhe lajmëroi se kafsha është parë dy herë gjatë natës, por që atëherë nuk ka asnjë shenjë të saj.

Drejtori i një cirku në zonën e Teltow tha për mediat lokale se nuk ishte në dijeni të ndonjë luani që mbahej në cirk apo kopshte zoologjike private në zonë dhe tha se me shumë mundësi kafsha mund të jetë një qen kaukazian. “Nëse është një luan, unë do ta pësoj keq”, tha Michel Rogall për gazetën Tagesspiegel.

Policia tha se nuk ishte informuar për ndonjë arratisje luani në zonë. Dy kopshtet zoologjike të Berlinit konfirmuan se nuk u mungonte asnjë kafshë. Megjithatë kërkimet vijojnë intensivisht. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share