Video | Momenti kur bosi i mafias arratiset me çarçafë nga burgu i sigurisë së lartë

Ky është momenti kur një person i konsideruar si koka e klanit Lombardi-Scirpoli në mafian Gargano në Itali arratiset nga burgu. 39-vjeçari ka realizuar një skenë që është e denjë për filmat aksion. Ai arriti të arratiset nga muri i burgut me anë të një litari të bërë me disa çarçafë.

Marco Raduano, i njohur si “Topi”, ishte dënuar dhe vuante dënimin në një burg të sigurisë maksimale në Basu ‘e Carros të Nuoros në Sardegna. Ai bëhet i pari që arratiset nga ky burg, ku në fakt ndodhen edhe persona të tjerë të dënuar si pjesëtarë të mafias ose për terrorizëm.

Bosi italian i mafias ishte në burg prej vitit 2018 dhe dënimi i tij mbaronte në vitin 2046. Raduano u arratis të premten pasdite në orën 17:00. Por alarmi u dha 2 orë më vonë, në 19:00. Sipas detajeve nga mediat italiane dyshohet se arratisja është planifikuar në detaje dhe është lehtësuar nga disa persona që e kanë pritur të burgosurin jashtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç dallohet nga videoja, Raduano pasi është hedhur në fund nga një lartësi prej 5 metrash largohet me vrap dhe zhduket. Hetuesit besojnë se ishte dikush që e priste atë në periferi të Nuoros dhe kështu ai ka shmangur hyrjen në qendër të qytetit.

Pasi zyrtarët e burgut kanë kuptuar që bosi i mafias mungonte kanë nisur ta kërkojnë përgjatë gjithë Sardenjës. Mediat thonë se janë ngritur pika kontrolli në porte dhe aeroport. Kërkimi filloi në zonën e Foggia-s, ku ka bazën mafia Gargano dhe ku dyshohet se i arratisuri mund të kërkojë ndihmë dhe mbrojte.

Sipas Il Giornale kur mediat shkruan për arratisjen e bosit në Vieste kanë shpërthyer fishekzjarre. Por kryebashkiaku i këtij qyteti tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se fishekzajerret shpërthyen sepse kishte ditëlindjen një 40 vjeçar.

Raduano konsiderohet një figurë drejtuese në luftën që po bën mafia në Vieste. Më 3 Shkurt ai kishte marrë dënimin me 19 vite burg për trafik droge. Po ashtu, ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Giusepppe Silvestri./tvklan.al


PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share