Këto pamje të kapura nga kamera e një automjeti tregojnë lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi mbrëmjen e së hënës Turqinë. Video tregon qytetin e Hatay që mbulohet nga errësira për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, ndërsa lëkundjet e forta lëvizin automjetet e ndaluara në rrugë.
Të paktën 6 persona raportohen deri më tani të vrarë nga tërmeti i së hënës e mbi 200 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 6.4 e kishte epiqendrën në qytetin jugor të Antakya. Ai u ndje në Siri, Egjipt e Liban.
Lëkundjet vijnë ekzaktësisht 2 javë pas tërmeteve vdekjeprurëse që deri më tani i kanë marrë jetën më shumë se 47 mijë personave, ndërsa me mijëra banesa janë dëmtuar e shkatërruar plotësisht./tvklan.al