VIDEO – Mijëra turq e presin në shesh Presidentin Erdogan

Teksa po numërohen votat e fundit nga Zgjedhjet Presidenciale dhe atyre Parlamentare në Turqi, ajo që dihet me siguri është se do të ketë rreth të dytë zgjedhjesh, pasi asnjëri nga kandidatëtë nuk ka arritur të fitojë mbi 50% të votave, përcjell KlanM.

Kandidati dhe Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka arritur të dalë i pari me vota të grumbulluara, por jo mjaftueshëm sa për t’u rizgjedhur president në këtë raund zgjedhor. Kundërkandidati i tij në balotazh do të jetë Kemal Kilicdaroglu nga opozita, i përkrahur nga 6 parti opozitare.

“Ballkoni është gati. Kombi po pret liderin e tij”, thuhet mbi videon e publikuar nga AK Partia e drejtuar nga Erdogan./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share