VIDEO / Messi shënon golin e parë në Miami – Shikoni reagimet e yjeve, Bekam, Kardashian, Williams

Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi shënoi golin e tij debutues për Inter Miami, duke shënuar në minutën e 94-të nga një goditje dënimi për t’i dhënë një triumf klubit të tij të ri.

Në Fort Lauderdale të Floridës, mbrëmë, Interi mposhti Cruz Azul të Meksikës 2-1 në një ndeshje të Liga Cup atje, një kompeticion i sapoformuar në të cilin marrin pjesë skuadra nga MLS Amerikane dhe Liga Meksikane.

E normalisht, debutimin e Messit nuk mund ta humbnin shumë yje të sportit e spektaklit. Familja Bekam e emocionuar nga goli i Messit, ndëlrsa në vide shihen reagimet interesante të tenistes së njohur Serena Williams e madje edhe Kim Kardashian./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share