VIDEO/ Kovaçevski – Kurti: RMV-ja përshëndet propozimin e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në margjinat e Forumit Ekonomik që mbahet në Shkup, ka takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim, sic përcjell KlanM, janë diskutuar shumë tema, mes të cilëve progresi I bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapat e ardhshme për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe RMV – Kosovë.

Sic përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë së RMV-së, Kryeministri Kovaçevski kolegut të tij nga Kosova, Albin Kurti, I ka thënë se RMV-ja mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe se është gati për të dhënë kontributin në këtë drejtim dhe se aktivisht mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme rajonale të bashkëpunimit.

Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, gjithashtu ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, me cka do të garantohet paqa, stabiliteti, siguria dhe progresi, jo vetëm për të dyja vendet, por edhe në gjithë rajonin.

Ai ka theksuar se cështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe ka theksuar gatishmërinë e RMV-së në rolin e kryesuesit të OSBE-së që të ndihmojë procesin, vecanërisht në fazën e implementimit të pjesëve të caktuara të marrëveshjes eventuale. /KlanMacedonia/

https://youtu.be/XLn0drmL8_Y

Lexo gjithashtu
Total
0
Share