Video/ Këto janë momentet e fundit të jetës të tifozit grek, i përgjakur u fsheh pas frigoriferit të kioskës

Mediat greke kanë publikuar pamjet e çasteve të fundit të jetës të tifozit të AEK, që u vra nga huliganët kroatë më 7 Gusht në Greqi.

29-vjeçari Michalis Katsouri u godit me thikë nga tifozët kroatë të Dinamos së Zagrebit dhe në pamjet e sigurisë duket i riu që është fshehur prapë frigoriferit të një kioske.

 

I përgjakur, ai mundohet të ndalojë gjakderdhjen. Pronarët e kioskët e shikojnë të habitur pasi nuk ishin në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Burrë e grua i japin 29-vjeçarit letra për t’u fshirë, teksa hemorragjia nuk po i ndalonte.

Më pas aty mbërrin një tjetër djalë i ri që përpiqet të ndihmojë tifozin e plagosur duke i dhënë ujë. Njëkohësisht ai duket se po informon dikë tjetër për situatën.

Por për shkak të hemorragjisë nga goditja me thikë, Michali humbi jetën. Policia greke ka arrestuar disa persona për vrasjen e tifozit, ndërsa ende po hetohet për të gjetur personin që e goditi.

 

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share