Derbi në Ligën e Parë të Hendbollit të Maqedonisë ndërmjet Vardar 1961 dhe Eurofarm Pelisterit është ndërprerë pasditen e sotme në Shkup për shkak të incidenteve të rënda të shkaktuara nga tifozët, përcjell Klan Maqedoni.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të me rezultat 6-6, pasi tifozët mysafirë me të hyrë në sallën “Jane Sandanski” filluan të gjuanin mjete piroteknike në drejtim të tifozëve vendas, ndërsa tifozët e Vardarit u kundërpërgjigjën duke hyrë në fushë duke hedhur shishe dhe objekte të forta, njofton a1on.
Ndeshja është ndërprerë dhe të dyja skuadrat janë larguar nga fusha./KlanMacedonia