VIDEO – Gratë në Iran sulmohen me kos, më pas arrestohen

Momenti kur dy gra futen një një dyqan në Iran dhe sulmohen me kos nga një tjetër klient ka bërë xhiron e botës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer shitësi. Një burrë afrohet t’i flasë atyre që sipas kamerave të sigurisë duket se ai i kërkon pse nuk mbajnë hixhab menjëherë merr kosin nga frigoriferi dhe ia hedh atyre në kokë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet iraniane vunë në pranga menjëherë gratë të cilat nuk mbanin shami në kokë, një vendim që dënohet me burg në Iran. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe burri që sulmoi gratë për prishje të rendit publik.

 

Arrestimet pasojnë protesta prej muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit. Mosmbajtja e shamisë në publik është e paligjshme për gratë në Iran, megjithatë në qytetet e mëdha, shumë ecin pa të, pavarësisht rregullave. Zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme.

Protestat u zgjeruan, për muaj të tërë ku mbetën të vrarë mbi 600 persona. Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.

Një deputet i linjës së ashpër iranian, i ka bërë thirrje  gjyqësorit që të marrë masa për të ndalur shkeljen e rregullave.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi përsëriti se gratë iraniane duhet të mbajnë hixhabin si një domosdoshmëri fetare dhe sipas tij mbajtja e shamisë është një çështje ligjore dhe respektimi i saj është i detyrueshëm.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share