Video: Forumi Strategjik i Bled, Rama mbërrin në Slloveni

Videoja e mëposhtme tregon kryeministrin e vendit Edi Rama i cili sapo ka mbërritur në Slloveni për Forumin Strategjik të Bled, i cili do të zhvillohet sot dhe nesër.

Ky forum i titulluar “Solidariteti për të ardhmen globale” organizohet për herë të 18-të dhe këtë vit do të përmbajë tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.

Ditën e Martë është planifikuar një panel për Ballkanin Perëndimor në nivelin e ministrave të Jashtëm.
Në këtë panel për Ballkanin Perëndimor është planifikuar pjesëmarrja e të dërguarit special të BE-së për dialogun Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak.

I pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ky forum do shënojë dhe takimin e parë të kryeministrit Rama me Kurtin pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share