Snajperisti serb Dejan Beriç kishte publikuar një video nga lufta në Ukrainë kua ai merr pjesë në krah të ushtarëve rusë. Beriç kishte deklaruar se në luftë ka edhe snajperist nga Maqedonia. I pyetur për këtë në Klan Debat, Ministri Bujar Osmani u shpreh se nuk ka informacione të verifikuara për këto pretendime të tij. I pyetur nëse ky ushtar mund të jetë i njejti që ishte raportuar i plagosur dhe kishte kërkuar ndihmë nga ambasada, Osmani tha se nuk është i sigurt.
“Ne nuk kemi mënyrë për të ditur se kush është atje. Ne mund të kemi informacione vetëm nga ata që kërkojnë ndihmë nga ne ose në çfarëdo mënyre tjetër që mund të vijë një informacion. Për rastin që iu tregova kishim informacion…”, sqaroi Osmani.
I pyetur nëse personi i plagosur është nga Gostivari, Osmani nuk deshi të japë më shumë detaje.
“Nuk mund të them detaje. E di që familja është paraqitur, na ka informuar se kemi një rast të tillë dhe e di që ambasadori në Kiev i ka bërë ato verifikimet e nevojshme”, deklaroi osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia