Video e frikshme që 22-vjeçarja i dërgoi familjarëve para se të vdiste nga i ftohti në SHBA

Një vajzë e cila humbi jetën në një stuhi masive që goditi SHBA-në i dërgoi një video familjes së saj pak para se të vdiste.

Anndel Taylor, 22 vjeç, është një nga më shumë se 50 personat që mendohet se kanë vdekur nga moti i ftohtë. Ajo i dërgoi të dashurit të saj një video rreth 18 orë përpara se trupi i saj të gjendej nga shërbimet e shpëtimit.

Familja e saj beson se ajo kishte pritur rreth tre të katërtat e ditës në makinën e saj para se trupi i saj të gjendej në prag të Krishtlindjeve, raporton New York Post.

Anndel Taylor, e cila ishte kthyer në Buffalo nga Charlotte, Karolina e Veriut, vitin e kaluar për t’u kujdesur për babanë e saj, mësohet se kishte ngecur në makinën e saj në dëborë dhe kishte kërkuar ndihmën e shërbimeve të urgjencës.

Ajo bëri videon e fundit pak para mesnatës së 24 Dhjetorit ku shfaqej një fugon i ngecur gjithashtu në dëborë dhe akull.

Duke folur në një bisedë në grup, ajo u tha motrave të saj se kishte planifikuar të flinte në makinën e bllokuar dhe nëse ndihma nuk do të vinte, do të përpiqej të shkonte në një vend të sigurt kur të zgjohej. Nëna e saj beson se ajo ndërroi jetë nga helmimi me monoksid karboni.

Shawnequa Brown, motra e saj, tha për WSOC-TV: Ajo po i thoshte motrës sime se ishte e frikësuar.

Nëna e Anndel, Wanda Brown Steele tha: Ajo thirri 911 dhe ajo po i priste.

“Të gjithë ata që u përpoqën të arrinin tek ajo u penguan nga moti i keq. Zjarrfikësja, policia, të gjithë u bllokuan”, shtoi Tomeshia Brown, një tjetër motër e Anndel.

Nëna e saj tregoi se pasi makina e saj u gjend, forcat e shpëtimit hapën dritaren dhe panë që ajo ishte atje.

Ajo shtoi: Makina ishte e ndezur që kështu që bllokoi tubat, tubin e shkarkimit. Pasi makina u fik, ajo ngriu. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share