VIDEO | Aksion i madh policor në Shkup – 15 të arrestuar nga Haraçina, Hasanbegu, Karposhi, Shutka…

Në një aksion policor të zhvilluar herët në mëngjesin e sotëm, 15 persona janë arrestuar pas bastisjeve në 27 lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë. Aksioni, sip përcjell KlanM, është kryer nën udhëheqjen e Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prokurori publik, i cili ka vepruar sipas kallëzimit penal, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 18 personave, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale. Tre ishin të padisponueshëm për policinë dhe prokurorinë.

“Pas marrjes së urdhrave për bastisje të lëshuara nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 27 lokacione në Shkup dhe janë ndaluar 15 persona të moshës nga 20 deri në 54 vjeç, të gjithë nga Shkupi, ndërsa tre (Z.N., E.S. dhe S.S. ) janë në kërkim. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë, të cilat janë lëndë e mjekësisë ligjore, municione luftarake, një armë, automjete për pasagjerë, një sasi e madhe e devizave dhe parave në denarë, telefona celularë”, thonë nga MPB

MPB publikoi edhe inicialet dhe moshën e të arrestuarve bashkë me veprat për të cilat ata ngarkohen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në koordinim me kontrollet e kryera dhe sendet e gjetura, si dhe në bazë të provave materiale të siguruara paraprakisht, sot (17.05.2023) ka dorëzuar kallëzim penal kundër 18 personave nga Shkupi për kryerje të gjithsej 20 veprave penale kundër S.R.(26), R.N.(20), A.B.(37), D.G.(39), E.A.(23), Z.N. 35), G.A.(34), M.B.(33), E.Sh.(25 ), Sh.S.(31), A.R.(23) dhe B.A.(33) për ‘prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’, kundër M.B.(32) për ‘prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve’ dhe ‘prodhimit, posedimit, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese’, si dhe kundër I.A.(38), D.A.(54), A.S.(27), O.N.(39) dhe M.B.(42) për ‘prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese”, thonë nga MPB.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria.

“Pesëmbëdhjetë të dyshuar gjatë ditës do të paraqiten para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ndërsa tre janë të paarritshëm për organet e rendit. Prokurori ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana për arratisje, fshehje, falsifikim apo asgjësim të gjurmëve të veprës penale dhe ndikim te dëshmitarët, pas çka i ka sugjeruar gjyqtarit të procedurës paraprake ndalimin e të gjithë të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Kodit Penal, të arrestuarit rrezikojnë dënim me burg prej së paku 5 viteve për të dyshuarit për lëndë narkotike, ndërsa të dyshuarit për armëmbajtje pa leje dhe tregti me armë rrezikojnë burg prej së pak 8 viteve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share