Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka thënë se “ashtu sikurse Rusia, edhe Serbia ka armatosur minoritetin e vet në vendet fqinje të saj”.
Në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”, Videnoviq ka qenë kritik edhe ndaj zhvillimeve në Serbi, të cilat janë në mbështetje të plotë të agresionit rus në Ukrainë.
Ai ka thënë se një gjendje e tillë në Serbi, ku janë rikthyer politikat e Millosheviq, është bërë edhe për shkak të sundimit 12-vjeçar të një partie radikale, duke aluduar në partinë e Aleksandar Vuçiq./kp/