Victoria Beckham: Martesa ime nuk ishte ashtu si u prezantua në media

Stilistja ka hedhur poshtë zërat se ajo qëndron me futbollistin për arsye marketingu

23 vite pas martesës me David Beckham, Victoria ka zbuluar disa detaje interesante rreth ceremonisë së dasmës e cila konsiderohej në vitet 90’, si një nga ngjarjet më të mëdha.

Stilistja e njohur në intervistën e saj në “The Business of Fashion”, thotë se ato që shkruanin tabloidet e kohës për martesën e tyre ishin ekzagjerime. “Mendoj se mediat e paraqitën dasmën shumë më magjepsëse se sa ishte në të vërtetë”-shprehet ajo.

Dasma bëri bujë dhe shtypi i ndoqi të dy në çdo aspekt të jetës së tyre. Kjo vëmendje mediatike e ktheu çiftin në qendër të vëmendjes.“Unë nuk mendoj se e kuptova kur takova Davidin se çfarë do të ishim ne të dy së bashku. Kur e morën Davidin në Manchester United dhe më pas më morën mua në “Spice Girls”, filloi gjithçka. Dua të them kudo që shkuam ne ishim të ndjekur nga fansat dhe paparacët dhe vazhdimisht flitej për të”-shpjegon më tej Victoria.

Ish-anëtarja e Spice Girls pati edhe një përgjigje për të gjithë ata skeptikë që thonë se dyshja qëndrojnë bashkë vetëm për arsye marketingu duke thënë se vitet flasin shumë për marrëdhënien e tyre.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share