Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë në çerekfinalen e Europianit 2024 cilësohet nga të gjithë si një finale e parakohshme. Tifozët janë të gatshëm të paguajnë çmime të larta për biletat, ndërsa kërkesa është në rritje.
Sipas raporteve, një biletë për këtë ndeshje në Shtutgart ka shkuar deri në 6 mijë euro. Interesi për këtë sfidë është i lartë, pasi Gjermania dëshiron hakmarrjen ndaj Spanjës. Ndeshja do të jetë një moment i rëndësishëm për të dyja skuadrat, pasi Spanja ka eliminuar Gjermaninë në vitet 2008 dhe 2010, ndërsa Gjermania nuk e ka mundur Spanjën që nga viti 1988. Kjo sfidë është një test i vërtetë për formën dhe aftësitë e dy ekipet e fuqishme.
Ish-trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque, është i bindur se kombëtarja iberike do të kalojë Gjermaninë në çerekfinalen e Europianit. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Del Bosque theksoi se spanjollët janë më mirë në shumë aspekte.
Edhe pse Gjermania luan në shtëpi, Spanja nuk i friksohet. Del Bosque beson se skuadra spanjolle do të kualifikohet në gjysmëfinale. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave të fuqishme është një moment i rëndësishëm për turneun, dhe Gjermania ka avantazhin e të luajturit në shtëpi. Ndeshja është planifikuar të luhet të premten e 5 korrikut, në orën 18:00.