Një nga makinat e eskortës së ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pësuar aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër fshatit Llabjan.
Sipas policit në vendin e ngjarjes, ministri Sveçla nuk është lënduar, sepse ai ka qenë në një makinë tjetër brenda eskortës.
Kurse në makinën që u aksidentua janë lënduar disa policë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, por janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Gjilanit.
Vetura e policisë u përplas me një makinë të tipit Audi me targa të Bujanocit, njofton Albanian Post.
Polici në vendin e ngjarjes ka thënë se makina civile kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe u përplas me policinë.
Policia e trafikut më pas ka dalur në vendin e ngjarjes, derisa bëhet e ditur se nga makina civile nuk është lënduar asnjë person.
Ministri ka vazhduar rrugën drejt Gjilanit, pasi janë qartësuar të gjitha rrethanat. /EkonomiaOnline/