“Më datë 01.10.2022, në ora 15:00 është raportuar se në Shkup, në parkingun përballë marketit në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa diplomatike, që po drejtohej nga I.I.(50 ) nga Ukraina, dhe automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.G.(35) nga Shkupi si dhe një këmbësori D.A.(63) nga Shkupi.
Nga aksidenti është lënduar D.A., lëndimet janë konstatuar nga një mjek në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga MPB.