Vetëm një aeroplan për t’i shuar zjarret

DY TË TJERËT NË SERVISIM, PRITET QË SË SHPEJTI TË ATEROJNË NË VEND

Për këtë verë deri më tani ka vetëm një aeroplan që mund të shuajë zjarret në pyje. Dy aeroplana të tjerë janë në servisim por që njëri është gati por pritet që në çdo moment të ateroi në vend, informon drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti, raporton Klan M.

“Për këtë vit një aeroplan e gemi të gatshëm për aeroplanin tjetër po presim veçmë një javë që të kthehet në vendin tonë dhe është I garshëm dhe aeroplani tjetër është duke u rregulluar dhe besoj që edhe ai do të jetë brenda sezonit do të jetë i gatshëm për fluturime dhe për shuarjen e zjarreve. Por ne kemi blerë 15 automjete të terrenit me pompa të specializuara për shuarjen e zjarrit të c ilët do tu shpërndahen njësive të pushteit lokal” – tha Bekim Maksuti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa sot Ambasada e Rumanisë i dhuroi Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim një mjet ATV i cili kushton 17.650 euro ndërsa drejtorisë do t’i ndihmojë për të shkuar në vende të paqasshme gjatë zjarreve apo ndonjë fatkeqësi tjetër.

“Shpresoj se ky automjet do të sjell sadopak kontribut për ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që të shpëtojnë qytetarët nga ndonjë fatkeqësi natyrore. Projketi i rradhës është me vlerë prej 20 mijë eurove i cili do të ndihmojë në përmirsimin e ligjit sipas rregulloreve të Bashkimit Europian” – deklaroi Monika Aksinte, ambasadorja e Rumanisë në RMV.

Verën e kaluar zjarret përfshinë Maqedoninë dhe shteti nuk kishte asnjë aeroplan të vetëm për të shuar zjarret në pyje, andaj edhe u kërkua ndihma nga shtetet fqinje dhe europiane. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share