Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit! Jake Paul kishte të veshur kostum me diamante dhe argjend…

Jake Paul u përball në ring me legjendën e boksit Mike Tyson, i veshur me një kostum që ai pretendon të jetë më i shtrenjti në historinë e këtij sporti.

“Ky set që kam përdorur për duelin me Mike është më i shtrenjti në historinë e boksit. Vlera e tij është një milion dollarë (948 mijë euro)”, ka shkruar në rrjetet sociale youtuberi dhe boksieri 27-vjeçar, i cili mbrëmë shënoi fitore ndaj Tysonit.

Kostumi ishte i mbuluar me argjend reflektues, duke pasqyruar dritën në të gjitha drejtimet, ndërsa këpucët dhe pantallonat ishin të zbukuruara me diamante dhe figurën e personazhit Monopoly Man.

Foto: Jake Paul/InstaStory

Në duelin e zhvilluar në stadiumin AT&T në Arlington, Texas, Jake Paul triumfoi ndaj Mike Tysonit (58 vjeç) pas tetë raundesh, me vendim të gjyqtarëve. Evenimenti përfshinte shtatë duele në total, ndërsa përballja mes Tysonit dhe Paulit ishte momenti kulmor që përfundoi me humbjen e legjendës.

Gjatë gjithë ndeshjes, Paul dominoi me më shumë goditje se Tysons dhe e theksoi qartë hendekun në moshë midis tyre.

Foto: Jake Paul/InstaStory

Tyson u tregua i fortë në dy raundet e para, por duke nisur nga i treti, filloi të kishte vështirësi për të ndjekur ritmin.

Në raundin e shtatë, Tyson tregoi një moment shprese për të surprizuar Paulin, por nuk arriti ta mbajë atë intensitet deri në fund, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të përfundonte me sukses duelin.

Foto: Jake Paul/InstaStory

Sipas burimeve, Jake Paul përfitoi 40 milionë dollarë (37.9 milionë euro) nga kjo përballje, ndërsa Tyson, i cili u kthye në ring pas shumë vitesh, mori rreth gjysmën e kësaj shume.

Foto: Jake Paul/InstaStory
Lexo gjithashtu
Total
0
Share