Komisioni Europian i rekomandon liderëve të Bashkimit Europian hapjen e negociatave të anëtarësimit në këtë organizatë për Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe për Bosnjës dhe Hecegovinën kur vendi të përmbushë kriteret e nevojshme. Këtë e ka njoftuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi në një konferencën për shtyp në Bruksel në vijim të vendimit unanim të kolegjit të KE-së.
“Ukrainasit po e reformojnë thellësisht vendin e tyre edhe pse po luftojnë një luftë që është ekzistenciale. Unë vizitova vendin fundjavën e shkuar dhe mund të bidesha që 90 % e masave që ne kemi vendosur janë plotësuar. Për shembull, për reformën kushtetuese në fushën e drejtësisë, seleksionimin e gjyqtarëve për këshillin e lartë të drejtësisë, progresi në luftën kundër pastrimit të parave, masa kundër oligarkëve, një ligj të ri për media dhe progres për minoritetet. Reformat që mbeten janë duke vijuar Kjo është pozitive. Komisioni përgëzon këto hapa dhe në bazë të kësaj ne i rekomandojmë Këshillit të BE-së që të hapë negociatat e anëtarësimit dhe të aprovojë kuadrin negociues pas vlerësimit tê reformave nê vijim. Lidhur me këtë të fundit ne do të raportojmë në mars 2024. Moldavia nuk përballet me luftë, por ështê subjekt i destabilizimit konstat të demokracisë së saj dhe vuan pasojat e luftës në Ukrainë. Ashtu si dhe Ukraina ka bërë shumë përpjekje për reforma, duke përshpejtuar në mënyrê tê konsiderueshme punën nê fushën e drejtësisë me hetimin e korrupsionit dhe krimit tê organizuar. Edhe këtu Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ka disa masa që mbeten për t’u plotësuar. Komisioni rekomandon finalizimin e kuadrit negociues nga Këshilli pas vlerêsimit të reformave në vijim . Ne do tê raportojmë për këtë në mars 2024”, ka deklaruar Von der Leyen.
Rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Bosnjënd he Hercegovinën ka habur debat në gjirin e vendeveve anëtare të BE-së pas konstatimit, se Bosnja ka shënuar regres në fushat e sundimit të e ligjit, të drejtave themelore dhe parimeve demokratike.
“Lidhur me Bosnjën-Hecegovinën, ne njohim një numër të konsiderueshëm të hapave politikë dhe juridik që janë ndërrmarrë. Për shembull fillimi i punës nga Këshilli i ri i ministrave në janar tê 2023, angazhimi i partive politike për qëllimin e anëtarësimit të vendit në BE, që kanë sjellë pa dyshim rezultate pozitive. Ka progres në luftën kundêr korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorrizmit. Por ne vërejmë me shqetësim ligjet antikushtetuese të aprovuara nga përfaqësuesit e entitetit të Republika Serbska. Bazuar në këtë, Komisioni Europian i rekomandon Këshillit hapjen e e negociatave të anëtarësimit kur të arrihet plotësimi i nevojshëm i kritereve. Edhe në këtë rast, Komisioni do të raportojë mbi progresin në mars 2024”, ka deklaruar presidentja e Komisionit Europian.
Komisioni Europian ka rekomanduar statusin e kandidatit për Gjeorgjinë me mirëkuptimin që mbeten hapa të bëra. Për Shqippërinë dhe Maqedoninë ka vlerësime të konsiderueshme nê fusha të ndryshme dhe nënvizohet, se procesi i screening mbaron në dhjetor të këtij. Komisioni Europian pret që shtetet anëtare të procedojnë në dhjetor me hapjen konkrete të negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet, që konkretizohet me hapjen e grupkapitujtve të negociatave.
Erisa Zykaj Tv Klan Bruksel