Sot pasdite një shi i madh ka vërshuar Shkupin, duke marr me vete shumë gjësende dhe duke bllokuar shumë makina.
Disa rrugë në kryeqytet u shndërruan në lumenj, ndërsa nëpër disa vende janë thyer drunj përreth trotuareve.
Moti I lig kishte shkaktuar vështirësi në trafik dhe për një moment ka përmbytur disa rrugë. Metereologët kanë paralajmëruar se mot jostabil do të ketë deri të premten, vecanërisht në orët e pasditës. Lokalisht proceset do të jenë më intensive me shira të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe kushte për reshje të breshërit./KlanMacedonia