Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar nga vërshimet në komunën e Jegunovcës, pas daljes nga shtrati të lumit Vardar si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme, informon KlanM.
Vërshimet, siç njofton nga terreni gazetarja e Klan Macedonia, Arbana Q. Klimenta, kanë prekur rreth 60 shtëpi dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore.
Detajet nga situata në Jegunovcë dhe fshatrat përreth do t’i sjellë gjatë ditës ekipi i Klan Macedonia direkt nga terreni./KlanMacedonia