Në Boston është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, disa qytete kanë ngritur qendra ngrohje për të pastrehët
Një stuhi polare me temperatura ekstremisht të ulëta tanimë i është drejtuar verilindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një foshnje humbi jetën në Massachusettsm, ndërsa një person tjetër gjeti vdekjen pasi erërat e forta rrëzuan një pemë mbi makinën e tij. Në New Hampshire u regjistruan temperaturat më ulët ndër dekada -78 gradë Celsius, ndërsa në disa shtete të tjera vlerat termike arritën në minus 47 gradë. Stuhia ishte e shoqëruar me erëra që fryjnë 160 kilometra në orë, sipas Observatorit Mount Washington.
Në Boston, zyrtarët mbyllën shkollat për shkak të ngrirjes dhe temperatura e ulët arriti minus -23 C, duke thyer rekordin e një shekulli më parë. Në Providence, Rhode Island, Mërkuri ra në minus -23 C, duke thyer gjithashtu rekordin e vendosur në 1918. Gjithashtu temperatura të ulëta u regjistruan edhe në në Albany, Nju Jork; Augusta, Maine; Rochester.
Disa qytete morën masa urgjente për të ndihmuar banorët, duke përfshirë hapjen e qendrave të ngrohta për të siguruar që njerëzit e pastrehë të strehoheshin nga i ftohti. Në Boston, Pine Street Inn, ofruesi më i madh i shërbimeve për të pastrehët në Neë England, dyfishoi numrin e furgonëve që kontrollonin rrugët e qytetit për të identifikuar personat e pastrehë.
Kryebashkiaku i Bostonit, Michelle Wu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe hapi qendra ngrohjeje për të ndihmuar mbi 650,000 banorët e qytetit. Temperaturat e ulëta këtë javë nuk kanë prekur vetëm verilindjen. Më në jug, moti i ashpër i ftohtë çoi gjithashtu në ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në Teksas dhe Arkansas, pasi një stuhi goditi rajonin duke vrarë të paktën tetë njerëz.
Klan News