Sudan: Luftë për pushtet – dhjetëra civilë e ushtarë të vrarë

SHBA dhe BE thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve

56 civilë janë vrarë dhe rreth 600 persona janë plagosur në luftimet midis dy grupeve rivale për pushtet në Sudan. SHBA, BE, Britania, por edhe Kina e Rusia u kanë bërë thirrje palëve për ndaljen e menjëhershme të sulmeve.

Lufta për pushtet midis ushtrisë së Sudanit dhe rivalëve, Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ka tronditur vendin, duke shkaktuar 56 civilë të vrarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ushtria e Sudanit nisi sulme ajrore mbi bazën e forcave paraushtarake pranë kryeqytetit në përpjekje për të rivendosur kontrollin mbi vendin,  pas përleshjeve që shkaktuan edhe dhjetëra luftëtarë të vrarë nga palët.

Banorët iu shmangën të shtënave në kryeqytet, Khartoum, (Kartum) ndërsa forcat rivale luftuan mbi pallatin presidencial, televizionin shtetëror dhe selinë e ushtrisë.

Nga këto luftime, afro 600 persona u plagosën. Tre punonjës të Programit Botëror të Ushqimit të PKB-së, u vranë pasi Forcat e Mbështetjes së Shepjtë dhe ato të ushtrisë shkëmbyen zjarr në një bazë ushtarake në Kabkabiya, (KABKABIA) në perëndim të vendit.

Sudani drejtohet nga gjeneralët që nga një grusht shteti në tetor 2021. Ndërsa luftimet zhvillohen midis njësive të ushtrisë besnike ndaj liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, të komanduara nga nënkryetari i Sudanit, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti. (Himedi) Hemedti tha se trupat e tij do të vazhdonin të luftonin derisa të kapeshin të gjitha bazat e ushtrisë.

Në përgjigje, forcat e armatosura të Sudanit përjashtuan negociatat “deri në shpërbërjen e forcave paraushtarake”.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE, Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka folur me gjeneralin Burhan dhe gjeneralin Dagalo, duke u kërkuar atyre t’i japin fund dhunës.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share