Vera në Pranverë/ Gjatë fundjavës pluhur dhe rërë sahare në Maqedoninë e Veriut!

Mot stabil, I thatë dhe kryesisht me diell. Por, temperaturat do të jenë jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Do të lëvizin nga 23 deri 28 gradë Celsius, kurse në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit pritet të shkojnë edhe mbi 30 gradë.

Metereologët thonë se temperaturat ditore në këtë periudhë janë nga 10 deri 15 gradë më të larta nga ato normale dhe shumë rrallë ndodh që në fund të marsit vendi të kaplohet nga vala e të nxehtit.

Por, jo vetëm kaq! Metereologu Slavço Popovski, për Klan Maqedoni thotë se drejt Ballkanit dhe Maqedonisë së Veriut vijnë mjegulla pluhuri dhe rëre.

“Për shkak të rrymave jugore dhe jugperëndimore sërish vijnë re të pluhurit dhe rërës nga Sahara, veçanërisht gjatë të dielës dhe të hënës. Për këtë shkak atmosfera do të jetë e turbullt dhe e gjithë kjo do të shoqërohet me erë të ngrohtë dhe kohë pas kohe të përforcuar jugore që vende-vend do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë” – tha Slavco Popovski, meteorolog.

Të martën pritet rënie mesatare e temperaturave të ajrit. Kjo për shkak të një depërtimi të shpejtë të një fronti atmosferik nga veriu, që do të rezultojë me destabilizim lokal afatshkurtër. Kurse edhe gjatë javës së ardhshme temperaturat pritet të jenë pranverore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share