Me iniciativë dhe organizim të Njësitit për parandalim të SPB-Tetovë, sot (12-korrik) dhe pardje (10-korrik) janë mbajtur takime me përfaqësues të gjithsej pesë shoqërive kulturore-artistike dhe shoqatave nga kultura dhe arti nga Tetova dhe Bërvenica e Tetovës.
Në takime, punonjësit e policisë nga ky Njësit i njohën më nga afër me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me organizimin e koncerteve dhe tubimeve të tjera kulturore publike, si dhe nevojën e raportimit në kohë të tyre. Përveç kësaj, ata gjithashtu u udhëzuan që të respektojnë plotësisht rregulloren që rregullojnë volumin e muzikës, veçanërisht nëse aktivitetet e tyre planifikohen më orët e vona të natës dhe në një hapësirë të hapur.
Përfaqësuesit e këtyre shoqatave kulturore shprehën gatishmërinë maksimale për të respektuar detyrimet ligjore lidhur me manifestimet kulturore.
Javën e ardhshme janë planifikuar takime me shoqëritë kulturore-artistike dhe shoqatat nga Gostivari dhe rrethina.