Vendosen etiketat “çmim i garantuar” – buka shitet për 30 denarë

MARKETET DËGJOJNË QEVERINË, ULIN ÇMIMET E PRODUKTEVE

Bukën mund ta bleni për 30 denarë. Ky është çmimi i bukës në një prej disa marketeve që vizitoi KlanM.

Në produktet ku çmimet janë ulur janë vendosur etiketa me shënime “Çmimi i garantuar”. Sipas kësaj si duket supermarketet kanë dëgjuar Qeverinë për t’i ulur çmimet kjo pasi nëse nuk e bëjnë këtë u kanoset mbyllja apo gjoba të larta.

Ndryshe sot Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bëri një xhiro në një market. Ai tha se 10 për qind do të ulen edhe çmimet e disa prej pijeve alkoolike dhe joalkoolike

“Tashmë kemi marrë disa shkrime nga ana e prodhuesve tanë, në përgjithësi prodhues të ujit mineral, të lëngjeve por edhe të birrës, që nga java e tjetër do të nisin me uljen e çmimeve me minimum prej 10 për qind, flas për ulje të drejtpërdrejtë nga prodhuesit, duke e marrë parasysh se nuk e kemi për qëllim të marrim ndonjë kufizim në zinxhirin e supermarketeve”, tha Kreshnik Bekteshi.

Ndryshe, disa lloje të bukës, prodhime të qumështit, mishit, vezët, pastat, pemët dhe perimet apo 25 kategori të produkteve nga e mërkura, me vendim të Qeverisë, janë liruar për 10%, në krahasim me çmimet që ishin më 1 gusht.
Këto prodhime duhet detyrimisht të shënohen me mbishkrimin “çmim I garantuar”.

Autoritetet e Qeverisë presin që masat e këtilla, deri në fund të vitit të ndikojnë që inflacioni të ulet në 4 deri 5%.

Por, për sindikatat, masat e këtilla janë të vonuara dhe duhej të hynin në fuqi menjëherë kur përfunduan masat paraprake./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share