Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

Në stacionin policor po merret në pyetje avokati Vasko Stojkov, me të cilin Ljupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ka shkuar në Beograd, konfirmoi policia për MIA-n.

Para disa ditësh, siç përcjell KlanM,  Stojkov në një deklaratë për media tha se Palevski i ka kërkuar që ta çojë në Beograd për ekzaminime mjekësore dhe se nuk e ka ditur se dyshohet për vrasje.

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë njoftoi se Palevski është arrestuar në Turqi pasi ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar përmes Interpolit. Ministri i Drejtësisë ka firmosur sot kërkesën për ekstradim dhe pasi të përkthehet në turqisht, do t’i dërgohet menjëherë autoriteteve turke, pra Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Autoriteteve turke, siç përcjell KlanM, iu është kërkuar që Palevski të mbahet në paraburgim deri në përfundim të procedurës.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor. Për vrasjen e tyre, përveç Palevskit, akuzohen edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët e pranuan fajin. Sipas hetimeve, në këtë rast është i përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij dhe për të cilin prokuroria ka bërë me dije se i ka mohuar veprimet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share