Vendos KQZ-ja, zëvendësohen deputetët e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i Kreshnik Radoniqi, tha se ky vendim vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor.

“Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Serbe” dhe një kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021”.

Ai ka deklaruar se KQZ-ja është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve kurdo në Kosovë.

“KQZ është e gatshme të mbajë zgjedhje kurdo dhe kudo ne Kosovë, do të kemi vështirësi, mirëpo do t’ia dalim”.

Përfaqësuesi i AAK-së Ibrahim Selomonaj, abstenon në zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi, lidhur me dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore, ka thënë se e njëjta nuk është ligjërisht e drejtë.

“Dorëheqja e tyre nuk duhet të pranohet sepse nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim individual për dorëheqje. Ata kanë dhënë dorëheqje për një pozicion që nuk e kanë”.

“Ky pozicion mund të jetë zyrtarëve kur të fillojë procesi i zgjedhjeve, se janë kryesues. Dorëheqja ligjërisht nuk është e drejtë”.

Sami Hamiti nga LDK-ja tha se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me çështje individuale është çështje politike.

Burim Ahmetaj, ryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, ka deklaruar se sekretariati do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për funksionalizimin e këtyre zyrave.

KQZ nuk e hodhi fare në votim pikën për shqyrtimin e dorëheqjeve të Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

 

Deputetët e zëvendësuar:

1. Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

2. Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

3. Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

4. Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

5. Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

6. Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe

7. Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe

8. Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe

9. Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe

10. Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share