Vendos Gjykata! Një muaj paraburgim për Edmond Lajqin që u vetëdorëzua pasi vrau gruan e tij

Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit Edmond Lajqi.

Lajqi në orët e para të ditës së martë vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, në banesën e çiftit në Pejë.

Viktima la pas vetes edhe tre fëmijë, ndërsa dorasi akuzohet edhe për vepra të tjera kriminale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në vitin 2021 kishte edhe një aktakuzë të ngritur ndaj tij.

Gjatë ditës janë parë qindra reagime në rrjetet sociale, ndërsa presidentja Osmani, si shkak edhe i kësaj të sotmes e asaj të para katër ditëve në Ferizaj, ku u vra 21-vjeçarja Erona Cokli ka vendosur që e mërkura të jetë ditë zie në vendin tonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share