Gjykata Themelore Penale në Tetovë sot dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, përcjellë Klan M.
Florin Besimi tha se ai nuk është fajtor dhe nuk e kupton aktvendimin e Gjykatës.
”Arsyeshmërinë e vendimit nuk e kam të qartë, ju them me plotë të drejtë se dëhmitë dhe faktet e dorëzuara në Gjykatë e dëshmojnë pafajsinë time, un nuk kam lidhje me spitalin modular, as nuk e kam mbikqyr as nuk e kam realizuar. Nuk e kam të qartë se si ka ardhur deri te ky vendim” – tha Florin Besimi.
Ai mes tjerash tha se do të kërkoj të drejtat e tij në instancat më të larta Gjyqësore. /KlanMacedonia/