Jemi pranë një skandali me përmasa të mëdha korruptive në Qeveri – thonë nga LSDM-ja, duke kërkuar nga Kryeministri Mickoski të përgjigjet nëse është e saktë se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar “keqpërdorim të detyrës zyrtare” nga ana e Zv/Kryeministrit Izet Mexhiti dhe Kabinetit të tij.
Sipas socialdemokratëve, nuk është cështja nëse Mexhiti është përjashtuar nga kompetencat, por nëse në Vendimin e Inspektoratit që mban datën 17 janar, është konstatuar keqpërdorimi I detyrës zyrtare.
“Kërkojmë që Vendimi i Inspektoratit menjëherë të bëhet publike. Opinioni duhet të ketë qasje në të gjitha detajet. Veçanërisht pasi sipas informacioneve që duhet të konfirmohen kjo masë është miratuar si rezultat i ankesave të mëdha dhe kallëzimeve nga qytetarë dhe kompani që janë shantazhuar dhe kushtëzuar.
Këto janë indikacione serioze për korrupsion të madh në kreun e Qeverisë Mickoski.
Sa kompanive të biznesit u është kërkuar rryshfet? A ka kërkuar Mexhiti rryshfet? Kush është dëmtuar?
LSDM fton Antikorrupsionin dhe PTHP-në që të hapin lëndë dhe të inicojnë procedura adekuate.
Është e qartë se nën mbulesën e patriotizmit të rrejshëm fshehet korrupsioni dhe keqpërdorimi i institucioneve shtetërore nga ana e DPMNE-së dhe VLEN” – tha Metodija Ilievski.