Kyçyk: RMV rrezikon të ndahet nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së

“NË KUVEND MUNGON UNITETI I PARTIVE RRETH QËLLIMIT PËR ANËTARSIM NË BE

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk ka përësirtur se pa i miratimin e ndryshimeve kushtuetuese por edhe pa zbatuar reformat e nevojshme, Maqedonia e Veriut nuk nuk mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, dhe në këtë mënyrë rezikon të shkëputet nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së.

“Parakushti më i rëndësishëm është konsensusi publik, por edhe marrëveshja politike nuk është më pak e rëndësishme. Si raportues i Parlamentit Evropian, u dhashë kohën e nevojshme politike pushtetarëve në Shkup, dhe këtu kam parasysh opozitën, për të gjetur këtë konsensus për të shkuar në rrugën drejt BE-së. Pa ndryshuar kushtetutën, RMV nuk mund të fillojë realisht negociatat me BE” – tha Ilhan Kuçuk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Kyçuk, në Kuvend nuk ka unitet rreth synimit për anëtarësim në BE dhe se partitë politike po luajnë me frikën e opinionit.

“Askush nuk vendos kushte shtesë (për Shkupin). Kushtet janë ato dhe të dyja palët janë pajtuar – Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Këto kushte u votuan si në kuvendin bullgar, poashtu edhe në kuvendin e maqedonisë. Prandaj këto marrëveshje duhet të përmbushen” – tha Ilhan Kuçuk.

Mesazhi I eurodeputeti bullgar, vjen në prag të seancës parlamentare të 18 gushtit, në të cilën duhet të votohet nevoja për ndryshime kushtetuese. Akutalisht VMRO-DPMNE vijon të mbetet në qëndrimin se nuk do të votoj ndryshimet kushtuetese siç thotë nën diktatin bullgar. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share