Vendimet e KSHZ-së/ Rivotimet: Vijojnë afatet për ankesa në Gjykatën Administrative!

Gjykata Administrative ka njoftuar se mbrëmë pas orës 22.00, koalicioni VLEN ka dorëzuar padi kundër vendimit të KSHZ-së. Nga Gjykata njoftojnë se po ndërmerren të gjitha proceset konform afateve të përcaktuara sipas Kodit Zgjedhor.

Afati për ankesa është 24 orë nga miratimi i vendimit të KSHZ-së, por ky afat nis pasi partitë ta marrin vendimin.

Fronti Evropian tashmë ka ankimuar vendimet për shfuqizimin e votimeve. Kanë drejtuar akuza për “inxhinjering zgjedhor” që duhet të rezultojë me uljen e mandateve të deputetëve.

Në KSHZ kishin mbërritur 27 ankesa dhe kundërshtime nga VMRO-DPMNE, LSDM, VLEN dhe “Levica”. Të gjithë kanë të bëjnë me Njësitë e 5 dhe 6 Zgjedhore.

Varësisht vendimit të Gjykatës Administrarive do të vendoset nëse do të ketë rivotime.

Rivotimi mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

Nëse rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e 5-të Zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja shpreson për një mandat më tepër, në llogari të Frontit Evropian.

Në Njësinë e 6-të Zgjedhore për një mandat më tepër shpreson edhe koalicioni VLEN./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share