Stoltenberg: E nevojshme për të rritur mbështetjen për Ukrainën
Shtimi i shpenzimeve për ushtrinë mes vendeve anëtare të NATO-s ishte në qendër të diskutimeve në ditën e dytë të takimit të ministrave të Mbrojtes të aleancës në Bruksel.
Teksa Kievi kërkon shtimin e furnizimeve me armë dhe municione përballë rrezikut të rinisjes së sulmit të përgjithshëm rus në Ukrainë në 1-vjetorin e tij, disa vende anëtare thonë se objektivi i vendosur në 2014 që vendet të shtojnë shpenzimet ushtarake deri në 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto është i pamjaftueshëm.
“Është e qartë që duhet të shpenzojmë më shumë. Në këndvështrimin tim, 2%-shi nuk duhet të jetë më një tavan për shpenzimet por një dysheme”, thotë Stoltenberg.
Strategjia e aleatëve perëndimorë nuk është vetëm fuqizimi i ukrainasve por edhe ashpërsimi i goditjeve financiare për rusët dhe aleatët e tyre.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shpalosi para europarlamentarëve planin e administratës së saj që synontë t’ia bëjë të pamundur Iranit furnizimin e Rusisë me dronë, para rinisjes së ofensivës në Ukrainë.
Plani ndalon marrëdhëniet e firmave iraniane që prodhojnë pjesë për dronë me vendet e BE-së.
Tv Klan